Mes shume veshtiresish, por me bindjen se nje dite do ia dale, nje shkodran me ne fund e ka arritur ate qe donte. Te ishte pjese e nje klubi te Bundesliges gjermane. E kemi fjalen per Gleart Golemin i cili prej pak kohesh eshte bere pjese e klubit te njohur Hannover ’96.

Ai ka marre nje post te rendesishem ne kete klub ne rolin e video-analistit, teksa do te mbaje kete detyre tek ekipi U23, por njekohesisht do te jete edhe shef i video-analistave te Akademise se ketij klubi. Nje gje te tille ai e ka bere te ditur permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale ku shkruan:

“N’nentor t vitit 2019, nisa nje rrugetim t’ panjohur dhe jo t’ thjeshte per nje djal qe donte futbollin por qe i mungonte backgroundi t’ punonte aty ku donte: Ne nje nga ligat ma t’ forta ne Europe. Mes dyshimeve t’ familjareve e t’afermve per rrugen e ndjekun e t’ardhmen teme e tham me krenari qe kur don e punon fort per gjithcka- fiton, pavarsisht veshtiresive e pengesave qe t’dalin gjate procesit.

Nga fillimet me femije 10 vjecare, per me pak se 5 vite- saktesisht me 15.07.2024 arrita qellimin qe i kisha vendos vedit qe ne adoleshence: Qe nje dite t’jem pjese e nje klubi Bundeslige. Cdo ore e vone, cdo dite e mungume vere apo cdo fundjave e humbun, vetem me kan forcu bindjen & pasionin e me kan konfirmu se kjo asht ajo qe une me tamam du.

Roli i ri si pjese e stafit trajnues te Hannover 96 U23 dhe si Chef-Videoanalist i akademise te nje klubi Bundeslige me ban te ndihem krenar por te njejten kohe me kambe ne toke ne menyre qe kjo arritje te mos jete nje destinacion, por vetem nje ndalese ne udhetimin tem”./www.shkodrasport.com/