Teuta vjen pa mungesa në ndeshjen debutuese të kampionatit kundër Bylisit.
Stafi teknik me në krye, trajnerin Edi Martini, kanë dhënë instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në kompleksin stërvitor “Niko Dovana”. Kështu bregdetarët vijnë në këtë takim në gjendjen më të mirë të mundshme dhe një grup të plotë.
Ndërkohë për shkak të minutazhit të kufizuar, Teuta ka vendosur për huazimin e portierit Endri Dema, i cili ka kaluar tek Erzeni.
Kohëzgjatja e huazimit do të jetë 1-vjeçare. Erzeni do të garojë në Kategorinë e Parë, ndërsa Dema do të rikthehet në Durrës me më shumë eksperiencë.