Tiago Rocha, i njohur si Nani, është futbollisti më i ri i Dinamos. Klubi blu prezanton në faqen zyrtare lojtarin portugez i cili do të jetë një përforcim për repartin ofensiv. Anësori 26-vjeçar vjen nga kampionati grek dhe i është bashkuar grupit në stërvitje.
“Tiago Rocha Ferreira vishet blu! FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin portugez, Tiago (Nani).
26 vjeçari që luan në krahun e djathtë të sulmit, e ka zhvilluar karrierën në vendlindje, ndërsa prej vitit 2019 ka pasur disa eksperienca në kampionatin grek të futbollit”, njofton klubi.
Dinamo do të çelë nesër sezonin e ri të Superiores teksa pret Egnatian kampione në Elbasan Arena, në orën 20:00.