Stafi teknik i Partizanit ka vendosur që ekipi të pushojë të premten, ndonëse të hënë ata do të zbresin në fushë për të luajtur premierën e sezonit të ri, ku në shtëpi presin Vllazninë.
Për shkak të ngarkesave të marra gjatë javës, por edhe të temperaturave të larta, drejtuesit kanë menduar që ekipi të pushojë tre ditë para ndeshjes, në mënyrë që lojtarët të kenë mundësi për të ringjeneruar energjitë e shpenzuara, si dhe për të qenë të relaksuar para sfidës me shkodranët.
Të njëjtën gjë ka aplikuar edhe Vllaznia, ku kuqeblutë u lanë pushim të enjten.
Sot dhe nesër ekipi do të kryejë përgatitjet e fundit për ndeshjen, ku gjithçka do të fokusohet te përgatitjet tekniko-taktike dhe skemat e lojës.