Prej vitesh ne mes Akademise Vllaznia dhe Atletik Klub Shkodra ka patur nje bashkepunim te mire lojtaresh. Nje gje e tille po vazhdon, kuptohet e iniciuar edhe nga nje ftese e hapur e drejtuesve te KF Vllaznia per te gjitha Akademite e Shkodres per zhvillimin e lojtareve cilesore.
Ne kete aspekt, ditet e fundit mesojme se plot 5 futbolliste qe sezonin e kaluar kane bere mire me Atletik U15, sivjet kane kaluar tek Akademia Vllaznia dhe do te jene pjese e ekipit U16 te saj. Behet fjale per futbollistet Armando Vuksani, Viktor Luka, Gersi Gjergji, Gelsi Nuha dhe Klodian Qytetaj.
Te pese keto lojtare kane nje eksperience shume te mire me aktivizimin ne kampionatin e kategorise se pare nje sezon me pare ne Atletik dhe tashme do te tentojne te tregojne vlerat e tyre edhe ne Kategorine Superiore per nje grupmoshe me te madhe dhe nje klub me me emer siç eshte Vllaznia.Nje bashkepunim i tille ne mes dy Akademive eshte shume i frytshem per te ardhmen e lojtareve qe duan te kene nje ecuri me te mire ne karrieren e tyre.
Pjesa tjeter e lojtareve qe sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit U15, do te vazhdoje te qendroje tek “Atletik” i cili do te krijoje ekipin U17 me te cilin do te perfaqesohet ne kampionatin e Liges Amatore. Ne kete menyre kjo Akademi nga viti ne vit po nderton nga nje skuader te re, duke u struktuar edhe me teper ne menyren e funksionimit te saj perfekte me te gjitha grupmoshat.
Por nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” meson se “Atletik Klub Shkodra” vazhdon seleksionimet per ekipet U14 edhe U15 te cilat do te marrin pjese serish ne kategorin e pare edhe ne sezonin e ri./www.shkodrasport.com/