Beselidhja kampione ne fuqi e vendit ne basketboll per meshkuj, e ka nisur mbare edhe kampionatin e ri. Ne ndeshjen e pare te tij, ate te luajtur pasditen e djeshme ne Fier ndaj Apolonise vendase, ka arritur te triumfoje me rezultatin e thelle 101-80.

Nje takim i dominuar ne te gjitha drejtimet nga lezhjanet te cilet e mbyllen perioden e pare me shifrat 32-21. Me pas ne te dyten thjesht e administruan kete avantazh dhe ky 10 minutesh do te mbyllej 19-17 po ne favorin e tyre dhe kesisoj ne pushimin e ndeshjes kane shkuar me nje diference prej 13 pikesh ndaj kundershtarit.

Kaq ka mjaftuar qe Beselidhja te kete gjithçka nen kontroll dhe si rrjedhoje ne dy periodat e tjera thjesht ka arritur edhe ta thelloje paska avantazhin pasi ato do te mbylleshin ne shifrat 25-20 dhe 25-22.

Ne kete menyre i gjithe takimi do te fitohej me 21 pike diference ne favor te kampioneve qe edhe ne sezonin e ri pritet te jene pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali eshte e vendosur per t’i çuar edhe me tej sukseset e deritanishme te saj./www.shkodrasport.com/