Vllaznia ne basketboll per femra eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka fituar ne transferte ndaj Studentit me shifrat 73-43. Takimi eshte luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit dhe eshte dominuar nga shkodranet.
Ndonese ndaj nje rivali direkt dhe po ashtu edhe pa tre lojtaret e saj qe vazhdojne te bojkotojne ekipin, Vllaznia ia ka dale te fitoje dhe te forcoje pozitat e saj ne vendin e katert te renditjes. Vetem ne perioden e pare kane qene vendaset e Studentit qe kane luajtur me mire dhe e kane mbyllur ate 12-7 ne favorin e tyre.
Pas ketij momenti gjithçka flet per Vllaznine e cila do ta fitonte perioden e dyte 23-13 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 5 pikesh ndaj kundershtareve. Kjo epersi ka ardhur duke u thelluar edhe me shume ne dy periodat e tjera ku e treta mbyllet 24-8 dhe e katerta 19-19 po per Vllaznine.
Ne kete menyre i gjithe takimi mbyllet me nje diference prej 30 pikesh ndaj Studentit. Eshte dalluar serish edhe ne kete ndeshje Bernada Rreshpja qe ka shenuar plot 35 pike, ndersa nje paraqitje te mire kane bere edhe lojtaret e tjera. Melida Hykaj ka shenuar 18 pike, Ingrid Dashja 9 pike, Sindi Kryezi 8 pike dhe Medina Hykaj 3 pike. Perpos ketyre 5 lojtareve, ne kete ndeshje ka dhene kontributin e saj ne fitore edhe basketbollistja e re Isra Dibra./www.shkodrasport.com/