Ditën e mërkurë do të luhet sfida e madhe e Champions League mes Barcelonës dhe Bayern Munich. Skuadra bavareze do të udhëtojë pa një nga titullarët, mesfushorin gjerman Aleksandar Pavlovic.
Ai është dëmtuar ditën e shtunë në ndeshjen e djeshme ndaj Shtutgartit (fituar 4-0), pasi ra keq me shpatull në fushë, duke qëndruar në tokë për disa minuta. Stafi mjekësor ka kryer trajtimin e nevojshëm përpara se ta nxirrte lojtarin nga fusha me dhimbje të dukshme.
Ai është zëvendësuar nga João Palhinha, i cili ka të ngjarë ta zëvendësojë atë në ndeshjet e ardhshme. Në një deklaratë për media, Bayern konfirmoi dëmtimin e Pavlović, që nuk do të jetë në fushë këtë mesjavë. Por, frika më e madhe, është se mesfushori mund të rikthehet në tetor, pra pas 10 ditësh.
Për lëndimin e Pavlović, trajneri Vincent Kompany tha: “Ndoshta ai ka qenë lojtari ynë më i mirë deri më tani këtë sezon. Mungesa e tij nuk do të ndryshojë asgjë në karrierën e tij, por sigurisht që është një problem për ne”./telesport/