Pjesa dërrmuese e skuadrave, për të mos thënë gati të gjitha, në Kategorinë e Dytë kanë nisur punën për sezonin e ri futbollistik.

Përjashtim bënë Besëlidhja, një emër i njohur i futbollit shqiptar, që është e rrethuar nga tymnaja sa i përket ecurisë në sezonin e ri.

Mos arritja e objektivit në edicionin e shkuar, ku mbetën sërish në të Dytën, duket se ka lënë shenjë te lezhjanët, pasi akoma nuk e kanë ndarë mendjen për formatimin e Besëlidhjes së re.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se kush do të jetë trajner i ri, ndonëse Dritan Smajli ka ende kontratë, apo lojtarët që do të veshin fanellën e skuadrës. Momentalisht flitet vetëm për “hemorragji”, ku ish-lojtarët po forcojnë klubet rivale.