Dinamo arriti te mundte Vllaznine kryesuese dhe t’i ndalte asaj hovin ne ndeshjen e vlefshme per javen e shtate te “Abissnet Superiore”. Nje fitore kjo qe tregon se blute kane pretendime ne sezonin e ri.
Ne kete ndeshje mungoi per arsye demtimi kapiteni Bruno Dita, megjithate ne nje interviste te dhene per News24, ai ka folur për Ilir Dajën, transferimin e tij te Dinamo dhe objektivat e tij personale, të cilat i ndërthur me ato të klubit. Njekohesisht edhe per skuadrat pretendente te kampionatit.
“Kam patur oferta nga shumë klube këtu në Shqipëri. Zgjodha Dinamon, kam dalë vetë nga shkolla e këtij klubi. Ashtu ishte dëshira e Presidentit. Besoj se do të bëjmë një gjë të madhe. Zgjodha këtë ekip pasi jam dinamovit i vjetër.
Dëshira e Presidentit është që të bëjmë diçka të madhe. Jemi në rrugën e duhur, edhe pse është fillimi i sezonit. Shpresoj që ajo histori e bukur me Skënderbeun të përsëritet edhe këtu me Dinamon.
Rivalet tane? Egnatia është si ekipi kampion për t’u mundur. Vllaznia ka një ekip të mirë. Deri diku Partizani dhe normalisht, ne Dinamo. Keto jane 4 ekipet qe une mendoj se do te jene ne “Final 4″ per te diskutuar çeshtjen e titullit”- eshte shprehur Dita./www.shkodrasport.com/