Momente te veshtira per trajnerin e shekullit te volejbollit shkodran Vehbi Sulejmani. Familjaret e tij kane bere te ditur per gazeten tone se gjendja e tij shendetesore nuk eshte aspak e mire dhe duket se ky eshte momenti kur te gjithe duhet te lutemi per shendetin e tij.

Vehbi Sulejmani para pak kohesh festoi 91 vjetorin e lindjes, por kohet e fundit shendeti i tij ka patur jo pak probleme dhe kjo ka sjelle komplikacione te shumta dhe oret e ardhshme me shume siguri do te jene vendimtare.

Ai ka lindur ne Shkoder me 21 maj 1933 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me volejboll dhe do te behej shpejt pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise me te cilin do te luante deri ne vitin 1965 duke bere rolin e pasuesit por edhe te organizatorit.

Pas perfundimit te karrieres si sportist, do te niste ate si trajner duke marre drejtimin e ekipit te te rejave te Vllaznise, pune qe do ta bente per mbi dy dekada me shume deshire e pasion dhe duke nxjerre nga duart e tij elementet me cilesore te volejbollit shkodran, disa prej te cilave me pas do te ishin edhe pjese e ekipeve kombetare, raporton shkodrasport.com

Mjafton te intervistosh volejbollistet e atyre viteve dhe padyshim qe emra i pare te cilin ata permendin, eshte ai i trajnerit te tyre Vehbi Sulejmani. Nje njeri shume i mire, edukator e prind per te gjithe sportistet. Profesor Vehbija shquhej per qetesine e tij, per menyren e komunikimit dhe shume gjera te tjera te cilat e benin ate te veçante dhe qe fitonte respektin e te gjitheve.

Per gjithe kontributin ne vite prane volejbollit shkodran, perveç vleresimit si “trajner i shekullit” me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, profesor Vehbia eshte nderuar edhe me titullin “Mirenjohja e Qytetit” nga Keshilli Bashkiak Shkoder ne vitin 2014, eshte vleresuar me titullin “Nderi i sportit shkodran” nga Keshilli Sportiv i qytetit ne vitin 2006 dhe “Mirenjohje” nga Federata Shqiptare e Volejbollit ne vitin 2017./www.shkodrasport.com/