Trajneri Raineri: Besoj se Vllaznia mund t’ia dalë ndaj Kukësit

Vllaznia kërkon sulmuesin e Palermos, Sebastian Sosa

Situata tek Vllaznia vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit po shkon drejt normalizimit. Vetëm 4 ditë para ndeshjes së parë me Kukësin, skuadra tashmë ka filluar të plotësohet. Pasi janë firmosur kontratat me 20 futbollistë, pritet që këto ditë të mbyllen edhe 2-3 kontrata të tjera. Me skuadrën në stërvitje është bashkuar mbrojtësi serb Mehmedoviç ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me mbrojtësin tjetër, kosovarin Durim Badalli. Ai është në stërvitje por nuk ka firmosur akoma me kuqeblutë. Nga ana tjetër, katër afrikanët që kanë mbërritur në provë tek Vllaznia, janë larguar nga ana e stafit drejtues si të panevojshëm sepse nuk kishin kualitetin e duhur për të përfaqësuar këtë skuadër.
Vllaznia vetëm barazim 1-1 në miqësoren me Burrelin

Miqësorja e tretë dhe e fundit e Vllaznisë para nisjes së kampionatit, ka konfirmuar faktin se skuadra ende nuk është aty ku duhet. Kuqeblutë kanë barazuar 1-1 në miqësoren e luajtur ndaj ekipit të Burrelit. Ndeshja është luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” dhe është konsideruar të jetë testi vendimtar I vendasve në prag të sfidës së parë të kampionatit, atë që do të luajnë javën e ardhshme me Kukësin. Trajneri Raineri e ka nisur lojën me portierin Selimaj, për të vazhduar me Gocaj, Beqiri, Sykaj, Bacin në mbrojtje, me Tafilin, Shalën, Kalajën dhe Shtubinën në mesfushë si dhe me dyshen Kruja- Dibra në sulm.
Vllaznia në kërkim të miqësores së tretë për të shtunën

Vllaznia është në kërkim të një miqësoreje për ditën e shtunë. Kjo miqësore do të jetë e fundit për këtë skuadër në prag të nisjes së kampionatit të ri. Siç dihet starti I kampionatit është më 23 gusht në Shkodër ndaj ekipit të Kukësit. Për t’u përgatitur për këtë takim, trajneri Raineri e ka të domosdoshme gjetjen e një ekipi për miqësore dhe në fakt nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë gjë. U mendua fillimisht një përballje me Dinamon por kjo e fundit do të luajë me Tiranën po këtë ditë.
Vllaznia për femra, një fitore dhe një barazim në Champions League

Vllaznia në futboll për femra po bën një paraqitje mëse të shkëlqyer në edicionin e këtij v iti të Champions Leagua. Ajo ka fituar ndeshjen e parë ndaj skuadrës kampione të Ishujve Faroe të Islandës Kl Klaksvik me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Suada Jashari dhe Megi Doçi ndërsa sot ka barazuar 0-0 ndaj skuadrës më të fortë të grupit, kampiones së Qipros, Apollon Limasol. Ndeshja e sotme ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi dhe shpresat për kalim të turit ekzistojnë.
Vllaznia fiton 3-1 në miqësoren me Besëlidhjen e Lezhës

Vllaznia e ka fituar edhe miqësoren e dytë në prag të nisjes së kampionatit të ri. Pas fitores 2-1 javën e kaluar me Tërbunin, dje ajo ka mundur 3-1 Besëlidhjen e Lezhës. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” dhe trajneri Raineri ka aktivizuar nga minuta e parë portierin Selimaj e me rradhë Gocaj, Sykaj, Xhafa, Baci, Hajdari, Tafili, Markolaj, Shtubina, Kruja e Rraboshta. Pjesa e parë është mbyllur barazim 1-1 teksa ka qenë Dibra ai që ka kaluar në avantazh Vllazninë me një autogol të shënuar në portën e tij ndërsa ka barazuar në fundin e pjesës së parë Malo me 11-metërsh.
Presidenti Nava kërkon qetësi. Vij të martën dhe i zgjidh të gjitha

Kaos I vërtetë tek Vllaznia. Dorëheqjet e fundit të njeriut që pritej të ishte administrator I klubit, Ardian Grabovës por edhe I shefit të klubit Kujtim Shaba, kanë bërë që klubi shkodran të përfshihet në një amulli të vërtetë. Futbollistët kanë qenë në dyshim për vazhdim të stërvitjes apo jo paraditen e sotme por ka qenë zëvendëspresidenti Isufi, ai që duke folur në emër të kryebashkiakut Luka dhe të presidentit Nava, ka bërë thirrje për qetësi dhe vazhdim të situatës sepse gjërat nuk janë aq kohë sa thuhet. Ai ka garantuar futbollistët për plotësim të të gjithë kushteve. Nga ana tjetër, ditën e sotme në orën 11.00 duhej të ishte zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit të ri Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia.
Ardian Grabova: Tërhiqem! Nuk do të jem administrator i Vllaznisë

Administratori që pritej nesër të merrte votbesimin e bordit të shoqërisë aksionere, sot pasdite ka deklaruar tërheqjen e tij nga posti I administratorit. Kësaj here duket se Grabova nuk e ka vetëm me bashkinë, por me presidentin Roberto Nava, I cili sipas Grabovës ka vonuar shumë gjërat, piërkisht që kanë të bëjnë me aspektin financiar. “Unë jam tërhequr dhe nuk pranoj që nesër emri im të jetë për administrator. Unë nuk do të pranoj që të jem administrator. Unë jam I ndershëm deri në fund dhe jam transparent për përgjegjësitë që do të marr. Unë sot kam patur një bisedë me Shtubinën. E para Shtubinës I kishin premtuar një pagesë prej 3500 eurosh.
Krijohet Këshilli i ri Mbikëqyrës i Shoqërisë Aksionere Vllaznia

Alessandro Grigoletto: Vllaznia do ndërtohet shumë shpejt
