Vllaznia “në sulm” edhe për një sulmues
Skuadra shkodrane ende nuk e ka gjetur njeriun- gol për sezonin e ri. Paksa e çuditshme kjo kur ke parasysh se vetëm në dekadën e fundit kjo skuadër ka nxjerrë nga rradhët e saj sulmues si Vioresin Sinani, Hamdi Salihi, Xhevahir Sukaj, Bekim Balaj e Armando Vajushi. Sot është tjetër histori. Aktualisht Vllaznia nuk ka asnjë lider të vërtetë në këtë repart dhe ky është shqetësimi më serioz aktualisht i trajnerit Canaj por edhe i drejtorit sportiv Grima që është marrë shumë me merkaton e kësaj vere. Në mungesën e një lojtari të tillë aktualisht tek kuqeblutë, drejtuesit kanë hedhur sytë gjetkë dhe për rrjedhojë, prej 3 ditësh ndodhet në Shkodër dhe po testohet nga ana e stafit drejtues.
Portieri Vujadinoviç hedh firmë. Ndjehem mirë në Shkodër

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë. Miroslav Vujadinoviç ka hedhur sërish firmë për ekipin e Vllaznisë. Kjo do të thotë se ai edhe për një tjetër sezon do të mbrojë portën e kësaj skuadre. Zhurma e krijuar në lidhje me këtë rinovim ka marrë fund tashmë. Portieri I njohur malazez pasi ka kryer procedurën e firmosjes së kontratës, është sistemuar në banesën ku do të qëndrojë për një vit dhe pastaj në orën 17.30 ka qenë në dispozicion të trajnerit Canaj dhe ndihmësve të tij për të zhvilluar seancën e parë stërvitore për këtë sezon. Forma e tij sigurisht që është shumë e mirë pasi vjen nga pjesmarrja me ekipin Mlladost të Podgoricës në tre ture të Europa League.
Befasia: Erjon Vucaj në bisedime me Vllazninë

Damir Vidoviç, një kroat në provë për sulmin kuqeblu

Vllaznia mund 2-1 në miqësore ekipin e Teutës

Canaj “eksperimente” me formacionin por do sërish lojtarë

Prova e zhvilluar me Tiranën ditën e mërkurë nuk I ka dalë ashtu siç duhet trajnerit të Vllaznisë Agim Canaj. Ai ka mbetur disi I pakënaqur nga forma e treguar prej disa futbollistëve që mendon t’ I ketë titullarë në sezonin e ri. Këta futbollistë i ka ndryshuar në pjesën e dytë të kësaj miqësoreje dhe loja e skuadrës shkodrane duhet thënë se është përmirësuar ndjeshëm. Kjo mund të thotë se ka ende vend për ndryshime si në formacionin e parë ashtu edhe në mënyrën e vendosjes dhe shumë gjëra të tjera. Por mbi të gjitha kjo skuadër ka nevojë për lojtarë të tjerë cilësorë. Trajneri i saj e ka thënë sërish këtë gjë dhe prandaj sytë janë drejtuar nga drejtuesit e klubit për të parë se çfarë do ndodhë në ditët e ardhshme.
Vllaznia humbet 0-1 në miqësoren ndaj Tiranës

Drejtori Grima: Vllaznia po bën më të mirën në merkato

I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të trajnerëve të rinj të Akademisë Vllaznisë, drejtori sportiv I klubit shkodran Armir Grima nuk ka mundur dot t’ I shmanget interesimit të gazetarëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet ekipi I parë aktualisht në merkato. Ai është ndalur kryesisht tek çështja e dy malazezëve, Vujadinoviç dhe Rajoviç teksa ka fajësuar funksionimin e klubit për moshedhjen e firmës në kohën e duhur me këta dy futbollistë sepse tashmë çdo gjë do ishte mbyllur me ta. Ja si është shprehur para gazetarëve ditën e djeshme drejtori Grima:
Malazezët Vujadinoviç dhe Rajoviç shtyjnë firmat për 2-3 ditë

Dy futbollistët me të cilët tre ditë më parë u arrit akordi përfundimtar I një marrëveshje njëvjeçare portieri Miroslav Vujadinoviç dhe mbrojtësi Blazhe Rajoviç, dje nuk kanë mbërritur në Shkodër ashtu siç është pritur. Për rrjedhojë, kanë munguar në seancën e pasdites. Madje do të mungojnë edhe sot dhe me shumë mundësi edhe nesër. Nuk bëhet fjalë për asnjë arsye tjetër largimi për tek ndonjë skuadër tjetër a diçka e tillë por thjesht ata kanë kërkuar garanci në ardhjen e tyre në Shkodër për të hedhur menjëherë firmë në kontratë. Por kjo nuk mund të realizohet për momentin. Arsyeja është se njeriu që ka të drejtën e hedhjes së firmës në kontratë tek Vllaznia është administratori Fatos Gjyrezi.
Vllaznia, edhe dy lëvizje për të qenë… super
