Çelsi ka disa lojtarë në listë për t’i shitur këtë merkato vere. Një prej tyre është Armando Broja.

Së fundmi është zbuluar shifra që londinezët presin për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për plot 25 milionë paund. Një shifër mjaft e konsiderueshme, duke marrë parasysh që prej dy sezonesh Broja vuan dëmtimet.

Për më tepër, që Çelsi kërkon më shumë se për të lënë të lirë Sterling. Këtë të fundit është i gatshëm të heqë dorë për 20 milionë paund.

Për Brojën nuk ka munguar interesimi deri tani. PSV, Parma, Lajpcig dhe Shtutgart janë shfaqur pas tij.

Shifra e kripur që Çelsi kërkon mund të sjellë një tjetër huazim. Kujtojmë se 23-vjeçari ka kontratë të vlefshme edhe për tre vite.