Siç shkruan “La Stampa”, në fillimin e shkëlqyer të sezonit të Juventusit në kampionat, ajo që ka rëndësi është situata lidhur me kapitenin Danilo, i cili me Brazilin luajti për 90 minutat në dispozicion, ndërsa te bardhezinjtë ka grumbulluar vetëm 5 minuta në 3 ndeshjet e para të Serie A, pikërisht kundër Veronës.
Një refuzim mjaft i qartë nga Thiago Motta për brazilianin, i pranuar pa fjalë nga mbrojtësi i krahut, i cili nga ana e tij tashmë dëshiron të punojë më fort për ta bindur trajnerin. “Të luaj në ekipin kombëtar është një krenari e madhe.
Unë jam këtu prej 13 vitesh, ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht. Për sa kohë të jem kështu, dua të qëndroj në kombëtare. Do ta mbroj me dhëmbë e thonj këtë fanellë”, – tha Danilo pas fitores 1-0 ndaj Ekuadorit. Fjalë të një lideri, por që për disa përmbajnë edhe mesazh drejtuar Juventusit./telesport/