Nga Endri ÇINARI

Vllaznia-Dinamo do jetë kryesfida që do luhet ditën e sotme për javën e 16-të të Superiores. Shkodranët dhe dinamovitët janë ndër skuadrat që pretendojnë “final 4” këtë edicion dhe ndeshja e sotme mund të përcaktojë shumëçka. Prandaj edhe blutë udhëtojnë drejt Shkodrës për të tentuar të marrin pikë.

Për këtë arsye edhe trajneri Daja ka hartuar edhe formacionin që do zbresë sot në fushë. Ku kreu i pankinës së “nëndetëses” ka një dyshim për Mandelan. Me sulmuesin i cili doli i dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Teutës. Për pjesën tjetër të 11-tshes duket se nuk do ketë ndryshime.

Me Salin që do e nisë ngq porta. Në mbrojtje Meksi do jetë djathtas e Maliqi majtas. Me Diten dhe Tolin që do formojnë dyshen e qendrës së repartit të prapavijës. Në mesfushë muskujve të Goudiaby do i bashkohen edhe fantazia e shpejtësia e Lorran dhe Qefalijas. Nga krahët në sulm të sigurtë duken Zabërgja dhe Vila, me të parin që po kalon një moment të artë forme.

E ndërsa në sulm dyshimi për Mandelan do qëndrojë deri në momentin e fundit. Me sulmuesin tjetër Ella, që pritet të jetë zëvendësuesi i nigerianit nëse mungesa e këtij të fundit do konfirmohet./www.shkodrasport.com/