Tashmë është mjaft e qartë: në të ardhmen e afërt, Nico Williams nuk do të luajë për Bayernin e Mynihut. Nëse në mëngjes kishin qarkulluar deklarata mjaft të qarta nga presidenti nderi i klubit gjerman, Uli Hoeneß, tani vijnë edhe fjalët e drejtorit sportiv Max Eberl, që e thellojnë më tej qëndrimin e klubit.
Duke folur për DAZN, Eberl u shpreh për rinovimin 10-vjeçar të sulmuesit me Athletic Club:
“Ky rinovim nuk na ka ndikuar aspak. Ne, së bashku me Christoph Freund, patëm natyrshëm kuriozitetin të kuptonim nëse një lojtar si Nico Williams mund të ishte afruar. Por kur dëgjuam kërkesat e tij për pagën, vetëm për të filluar bisedimet, Bayern-i menjëherë u tërhoq dhe tha: në rregull, atëherë nuk do ta bëjmë.”
Uli Hoeneß kishte deklaruar më herët:
“Nico Williams i ka habitur të gjithë, nuk e kuptoj se çfarë kërkonte. Negociatat për ta marrë kanë përfunduar. Jam edhe në kontakt të ngushtë me Hansi Flick, që aktualisht është me pushime në Tegernsee, dhe edhe ata mbetën të befasuar, pasi kishin arritur thuajse një marrëveshje.”