Merkato në Turqi duket se do të jetë më e çmendur se kurrë këtë verë, me Fenerbahce dhe Gallatasaraj që synojnë të përforcohen në garën mes njëra-tjetrës.

Në shënjestër janë vënë dy lojtarë që janë në pronësi të Manchester City dhe që mund të largohen këtë verë. I pari është Kyle Walker, ndërsa tjetri është Ilkay Gundogan.

Kështu, mbrojtësi anglez Kyle Walker, pas huazimit 6-mujor te Milan, është i destinuar për t’u rikthyer te Manchester City. ai ka përfunduar në vëmendjen e José Mourinho, i cili e dëshiron atë te Fenerbahce. Negociatat tashmë janë duke u zhvilluar.

Drejt Turqisë mund të shkojë edhe mesfushori gjerman Ilkay Gundogan. Për të është interesuar Gallatasaraj edhe pse aktualisht nuk po zhvillohet asnjë negociatë, pasi mesfushori ndodhet me “citizens” në Botërorin për klube./telesport/