Nga Maringlen ZHIVANI
Basania ka emëruar trajnerin e ri në pankinë dhe ai është një emër i njohur për futbollin shqiptar.
Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se bëhet fjalë për malazezin Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka shkruar historinë me Vllazninë, duke u shpallur kampion në sezonin 2000-2001.
Haxhiosmanoviç rikthehet në Shqipëri pas një kohe të gjatë dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij të madhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese në drejtimin e Basanias.
Për trajnerin Haxhiosmanoviç, kjo është një sfidë e re, ndërsa klubi i Basanias ka shpresë se me emërimin e tij do të nisë një projekt afatgjatë dhe ambicioz.(www.shkodrasport.com)