Për Teutën mbarojnë pushimet. Të hënën futbollistët zbritën në fushë. Skuadra blu, nisi dje zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2025- 2026. Synimet mbeten po ato të viteve të fundit, renditja në 4 vendet e para. Është përcaktuar edhe axhenda e fazës, ndërsa për momentin deri në mes të korrikut do t’i kryejnë seancat në Durrës e më pas do të zhvendosen diku tjetër, ku do të grumbullohen për 17 ditë.

Interesant është fakti se drejtuesit e rinj të klubit kanë caktuar tashmë drejtorin teknik të skuadrës (të cilin në fakt ende nuk e kanë zyrtarizuar) dhe nuk kanë zgjedhur akoma trajnerin. Gazeta “Shkodra Sport” mëson se drejtor teknik i Teutës do të jetë ish- futbollisti i njohur durrsak Renato Arapi.

Ndërkohë në Durrës ditën në vijmë pritet të bashkohet me Teutën, mbrojtësi Përgjoni dhe portieri Selmani, të cilët ishin pjesë e Tiranës, por tashmë ka mbyllur bashkëpunimin me klubin bardheblu dhe do të vihet nën urdhrat e Bledar Hodos. Krahas Përgjonit dhe Selmanit, Teutës pritet t’i bashkohen dhe disa afrime të tjera që gjithashtu pritet të zyrtarizohen të këto ditë.

Gazeta po ashtu mëson se pjesë e skuadrës durrsake pritet të bëhet edhe një futbollist shkodran, emri i të cilit do të mësohet brenda dy- tre ditësh.(www.shkodrasport.com)