Odise Roshi është një emër mjaft i lakuar në merkato. “Rraketa” kuqezi pavarësisht se ka kontratë të vlefshme me Erzurumspor FK, sërish për të ka interesime nga disa ekipe të tjera.
Madje është folur edhe për një rikthim në Shqipëri, ku disa nga ekipet e Superiores “ëndërrojnë’ për të. Rikthimi në elitë për 34-vjeçari thuajse është e pamundur, por gjithsesi fieraku ka nisur stërvitjen në kryeqytet.
Në një video të postuar në “Insta-Story”, Roshi duket te “Shtëpia e Futbollit”, ku po zhvillon disa vrapike. Siç duket, 34-vjeçari pavarësisht se ndodhet në Shqipëri për pushime, sërish ka prefruar të stërvitet për të mbajtur formën e duhur.