Tashme e zyrtarizon edhe vete klubi Vllaznia. Elmando Gjini eshte futbollisti me i ri i saj. Mbrojtesi shkodran ka ardhur ne forme huazimi tek kuqeblute deri ne fund te sezonit, me te drejte blerje te kartonit te tij nga Ballkani.
Nje gje e tille shkruhet ne faqen zyrtare te klubit shkodran ne postimin e tij te pak minuta me pare ku citohet:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me FC Ballkani për huazimin me të drejtë blerje të kartonit të futbollistit Elmando Gjini.
Mbrojtësi shkodran do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin 2025-2026 dhe nga sot do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik duke qenë i gatshëm edhe për ndeshjet europiane.
Mirë se erdhe! Elmando Gjini!”