Puna shume e mire nga ana e trajnerit dhe korrektesa maksimale ne aspektin financiar por edhe te plotesimit te kushteve te punes, ka bere qe bashkepunimi ne mes Akademise “Djelmnia Shkodrane” dhe Altin Xhahyses te zgjatet edhe per sezonin 2025-2026.

Nje gje e tille eshte bere e ditur per gazeten “Shkodra Sport” nga administrori i ketij klubi Fatmir Marku i cili ka vleresuar seriozitetin ne pune te ketij trajneri dhe si rrjedhoje eshte rene dakord qe te vijoje bashkepunimi edhe per sezonin e ri. Kuptohet me objektiva te qarta per te rritur cilesine e punes dhe te ekipit qe do te drejtoje.

Altin Xhahysa njihet tashme prej vitesh si nje trajner qe punon mire me moshat dhe per kete arsye ka qene i preferuar edhe nga Akademite e tjera qe kane dashur ta kene ne rradhet e tyre, por eshte “Djelmnia Shkodrane” qe e ka bindur te jete pjese e saj dhe te dyja palet duken te kenaqura deri tani.

Jo me kot ka ardhur edhe rinovimi i kontrates edhe per nje sezon tjeter. Kjo Akademi dallohet per punen e mire me ekipet e moshave dhe po ashtu edhe per investimin e bere ne infrastrukture nga presidenti Benardin Kulla, krejt ndryshe prej shume Akademive qe funksionojne ne zonen e Shkodres.(www.shkodrasport.com)