Kishte dyshime se pas anullimit të zhvillimit të koncertit të Bujar Qamilit në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshja e Vllaznisë për “Conference League” do të zhvillohej në këtë stadium, për më tepër që edhe UEFA e vonoi publikimin e stadiumit, por jo.

Vllaznia do e presë Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena”. UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes, të programuar për datën 10 korrik ora 20:00.

Ky skenar nuk ishte imagjinuar, para se klubi i Vllaznisë të kishte përplasje me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”. Në fund, koncert nuk do të ketë por as ndeshje futbolli, sepse caktimi i stadiumit nga ana e drejtuesve kuqeblu u bë para se koncerti të anullohej.

Vllaznia e ka të pazakontë ndeshjen në Elbasan për Europën, megjithatë objektiv mbetet vetëm fitorja. Transferta me letonezët do të luhet më pas 1 javë më vonë.

Në rast se Vllaznia kalon turin, klubi ka njoftuar për rikthimin në “Loro Boriçi”. Përballë do të kishtefituesin e çiftit Malisheva-Vikingur.