Ndryshime ne pankinen e Kastriotit. Ramadan Ndreu eshte trajneri i ri i kesaj skuadre. Tekniku i njohur rikthehet per te disaten here tek skuadra e tij per te bere me te miren e mundshme.

Stërvitja e klubit krutan nis zyrtarisht më 15 korrik nën drejtimin e teknikut të ri. Rikujtojmë që para tij në stol ishte Klevis Hima, i cili e shpëtoi skuadrën nga rënia në të dytën pasi mposhtën Luzin me golin e Hoxhës.

Me Ndreun ne pankine tashme duhet pare se çfare pretendimesh duhet te kete Kastrioti. Kuptohet qe ai nuk vjen ne kete detyre me pretendime modeste, por me siguri qe bashke me drejtuesit e klubit duhet te kete rene dakord per te ndertuar nje ekip pretendent.

Ramadan Ndreu eshte nje emer i njohur i trajnimit shqiptar, me nje eksperience te madhe ne kete drejtim dhe sigurisht qe do te synoje te ofroje lojtare cilesore tek Kastrioti.