Trajneri Edi Martini foli pas humbjes me Partizanin. Në një prononcim për “RTSH SPORT”, ai u shpreh se pjesa më e madhe e ekipit ishte me virozë dhe të lodhur. Gjithsesi Martini shpreson që pas pushimit do të forcohen më shumë.

“Rezultati nuk shkoi, pjesa e parë ishte e ekuilbruar, në pjesnë e dytë ramë se e patëm ekipin me virozë, pjesa tjetër ishte i lodhur, Partizani shënoi gol ne nuk patëm mundësi të qëndronim deri në fund. Gjini ka lënë boshllëqe, gabimet që bëmë sot nuk duhet.

Ndihet mungesa, Daci na ka prishur pak sistemin e lojës. Gjithsesi, janë pikë që vlejnë dhe dhembin. Kemi bërë një ndeshje pothuajse të barabartë, Partizani ishte më i qartë. Ne nuk duhet të biem moralisht.

Ashtu si erdhi loja ne kërkuam barazimin, por na mungoi qetësia para portës, nuk i njoh mirë disa lojtarë sepse kanë ardhur me vonesë, nuk janë shkrirë me ekipin, në një ndër pikat tona të forta është morali dhe jam i sigurt që do të forcohemi në vijim”, përfundoi Martini.