Emërimi i Mladen Milinkoviç në stolin e Partizanit nuk është pritur me shumë entuziazëm nga mbështetësit e kuq, pasi një pjesë e tyre mendojnë se trajnerët shqiptarë njohin më mirë klubin dhe kampionatin.
Pas barazimit ndaj Bylisit në miqësoren e djeshme, në rrjetet sociale ka nisur revolta e tifozëve që nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjen e ekipit në këtë provë të parë nën drejtimin e teknikut serb.
Një prej tyre ka qenë edhe ish-sulmuesi i të kuqve, Edmond Dosti, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij ndaj klubit kryeqytetas për zgjedhjen.
“Me këtë trajner Partizani jo që nuk do ndezi, por do fiket fare, Mbase i thërrasin mendjes dhe sjellin Vuçiçin trajner”, shkruan Dosti në reagimin e tij në rrjetet sociale, në një kritikë të hapur ndaj klubit, duke shprehur qartësisht mosbesimin se situata do të ndryshojë nën drejtimin e Milinkoviç.