Ndryshe nga thuajse te gjithe ekipet e kategorise se pare, Basania jo vetem ka nisur stervitjen por edhe merkaton. Keshtu prej tre ditesh kane mberritur ne Shqiperi edhe dy futbolliste afrikane te cilet madje dje dhe sot kane qene ne stervitje me ekipin.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se kemi te bejme me dy lojtare nga Bregu i Fildishte te cilet jane sjelle tek kjo skuader nga nje menaxher i njohur i cili ka njohje dhe lidhje me nje Akademi shume te mire nga ky vend.

Behet fjale per futbolliste te datelindjes 2004. I pari- Oumar, luan ne rolin e qendermbrojtesit, eshte shtatelarte dhe dallohet per agresitivitetin, por edhe nderhyrjet e sakta dhe vendimtare. Tjetri- Moustapha, eshte mesfushor qendre dhe sipas te dhenave te para, kemi te bejme me nje lojtar me vizion dhe shume teknik.

Trajneri Lika e kishte deklaruar se ishin ne pritje te ketyre lojtareve dhe tashme pas ardhjes se tyre duket me i qete. Skuadra ka filluar te plotesohet, megjithate ne ditet ne vazhdim mund te vijne edhe te tjere qe do ta forconin edhe me shume kete skuader.

Pavaresisht se do te jete debutuese ne kampionatin e kategorise se dyte, Basania pritet ta thote ashtu si duhet fjalen e vet. Ambiciet e presidentit Ermir Shimaj jane te medha dhe ai ka treguar deri me tani shume seriozitet ne pune, por edhe sukses./www.shkodrasport.com/