Në mes të të nderuarve sot nga Bashkia Shkodër tek sporti i notit ka qenë edhe Ridvan Gjeçaj. Ai është vlerësuar si një nga trajnerët e shekullit të Sportklub Vllaznia dhe në fjalën e tij përshëndetëse ka vlerësuar sukseset e sportit të notit gjatë këtyre 100 viteve.

“Sporti i notit e meritonte një nderim të tillë sepse ka qenë në avangarden e sporteve në Shqipëri dhe sidomos edhe në Shkodër. Ekipet dhe sportistët e Vllaznisë numërojnë mbi 1000 mijë tituj kampionë individualë dhe mbi 400 rekorde kombëtare të thyera në vite.

Gjithashtu janë edhe 15 vite kampion kombëtar si ekip për meshkuj kryesisht duke kulmuar me fitimin e Spartakiadës së Gjashtë Kombëtare në vitin 1989 ku ky ekip mori medaljet e arta.

Për ne është fat që disa prej këtyre kampionëve të mëdhenj i patëm në mes nesh edhe në këtë ceremoni duke filluar nga legjenda e gjallë- Enver Muriqi i cili madje vazhdon të notojë në garat e veteranëve në disiplinën e 80-85 vjeçarëve, për të vazhduar me brezat e tjerë dhe për të mbërritur sot tek Ajdini kampion 10 vjeçar.

Unë shpresoj shumë që Bashkia Shkodër të ndërhyjë edhe në insfrastrukturën e notit për të ndërtuar një pishinë qoftë olimpike, qoftë një palestër normale për Shkodrën”- ka deklaruar Gjeçaj.
© shkodrasport.com