Teuta ka nder mend te ndertoje nje skuader pretendente per sezonin e ri dhe si rrjedhoje po tenton te marre lojtare cilesore. Nje nga ata me interesantet ndoshta qe pritet te fimose per skuadren durrsake eshte mesfushori shkodran Sebastian Spahiu.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se ai e ka mbyllur bashkepunimin me klubin iranian dhe tashmë është lojtar i lirë. Kjo do te thote se 25 vjeçari do te ishte nje opsion shume i mire per te gjithe ekipet e Superiores, por Teuta mesa duket eshte treguar me e shkathta duke e bindur qe te veshe fanellen e saj.
Kujtojme qe Spahiu ka lindur dhe eshte rritur ne Belgjike, por me origjine nga Shkodra. Ai erdhi fillimisht ne Shqiperi per llogari te Laçit, me pas kaloi tek Egnatia, skuader me te cilen u shpall edhe kampion. Madje duke qene pjese e kesaj skuadre, Spahiu mori edhe ftesen e kombetares shqiptare.
Madje edhe debutoi me te, pikerisht ne ndeshjen ndaj Gjeorgjise me 10 shtator 2024. Sebastian Spahiu ne kete menyre duket shume prane rikthimit ne kampionatin shqiptar, por tashme per nje skuader tjeter.(www.shkodrasport.com)