HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani dhe Partizani ndajnë pikët në një ndeshje me shumë emocione

Elbasani dhe Partizani ndajnë pikët në një ndeshje me shumë emocione

Elbasani dhe Partizani kanë ndarë pikët në ndeshjen që mbylli fazën e parë të Superiores falë një barazimi 1-1 në “Elbasan Arena”. Një barazim që do të shoqërohet padyshim me polemika, pasi u mbyll mes protestës së tifozëve vendas për vendimet e gjyqtarit Lata.

Në një atmosferë shumë të nxehtë për shkak të një numri të konsiderueshëm tifozësh në tribuna, të dy skuadrat e nisën në sulm ndeshjen dhe gjetën secila golin në pjesën e parë. Të kuqtë panë t’u anulohej avantazhi në fund të këtij fraksioni loje, ndërsa pjesa e dytë kishte më shumë gabime nga të dy ekipet.

Ndeshja u ndez në fund, kur vendasve iu anulua goli i avantazhit dhe më pas patën pretendime për një penallti të mundshme.

Kjo bëri që fundi i ndeshjes të ishte me tension në tribuna dhe në fushë, por me vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit Lata që dekretoi një barazim 1-1 që nuk ndryshoi situatën e dy ekipeve në klasifikim.

ELBASANI-PARTIZANI 1-1

35′ Ze Gomesh / 23′ Zeka

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments