Dueli mes Elbasanit dhe Teutës, uli siparin e javës së dytë të Superiores, mbrëmjen e sotme. Interesant është fakti, se në këto 2 jave, skuadra e cila ka arritur të sigurojë pikë të plota është vetëm Egnatia, kampionia në fuqi.

Ndërkohë për sa i përket fundit të tabelës, shijen e pikëve nuk e kanë provuar ende blutë e Dinamos. Në ndjekje të Egnatias në këto 2 javë të para janë vendosur Elbasani me 4 pikë dhe Vllaznia po me 4 pikë. Start jo fort pozitiv edhe për Laccin dhe Skënderbeun që kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.

REZULTATET E JAVËS SË DYTË:

ELBASANI-TEUTA 3-0

BYLIS-DINAMO 1-0

VLLAZNIA-TIRANA 2-2

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1

EGNATIA-LAÇI 2-1