Enriko Papa është futbollisti më i ri i Laçit. Lajmin e bujshëm e jep vetë klubi që prezanton lojtarin si transferimin e ri të merkatos.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se mesfushori 31-vjeçar me eksperiencë në Superiore dhe jo vetëm ka arritur marrëveshjen me KF Laçin duke u bërë pjesë e organikës kurbinase. Mirësevjen dhe suksese!”- shkruan klubi.

Një goditje e merkatos së verës kjo e kurbinasve që afrojnë një lojtar të afirmuar të futbollit shqiptar. Mesfushori 31-vjeçar rikthehet në Shqipëri pas aventurave disa-vjeçare në Rumani e Turqi me Botosani, Sepsi e Rizespor.

Në të kaluarën ai ka veshur fanellat e Apolonisë, Tomorit, Butrintit, Bylisit, Tiranës, Teutës e Lushnjes. Verën e kaluar ai ishte një nga objektivat e Tiranës, por pa u arritr në një marrëveshje përfundimtare.