Skënderbeu do të luajë në shtëpi ditën e nesërme, ku do të presë skuadrën e Tiranës. Një duel shumë i rëndësishë për korçarët që do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren.
Në stolin e “Ujqërve të Dëborës” do të debutojë Ernest Gjoka. Ky i fundit mori në dorë “frenat” e korçarëve pas largimit të Ivan Gvozdenovic. Ish-timonieri i Kukësit do të kërkojë të debutojë me fitore në stolin e korçarëve dhe në të njëjtën kohë të rikthejë Skënderbun te rezultatet pozitive.
Kujtojmë se Skënderbeu prej 6 ndeshjesh nuk fitorjnë, teksa kanë marrë 3 humbje dhe 3 barazime. Rezultate këto që i mbajnë korçarët në vendin e parafundit në klasifikimm me vetëm 13 pikë pas 15 javësh.
Nderkohe ulja ne pankinen korçare e trajnerit Ernest Gjoka eshte mirepritur edhe nga gazetari i njohur sportiv Tonin Frroku i cili ka postuar nje foto me trajnerin e ri ne seancen e pare stervitore ne krye te Skenderbeut dhe shkruan: “Zgjedhja e duhur, ne kohen e duhur”. Te jete vertete keshtu? Per kete duhet te presim…