Pas rënies në Kategorinë e Parë, klubi i Erzenit të Shijakut ka nisur nga puna për t’u “riformatuar”. Skuadra u shpërbe, me shumicën e lojtarëve të sezonit të fundit që u larguan, së bashku me stafin teknik.

Por, shijakasit kanë gjetur edhe trajnerin e ri. Ish-sulmuesi i njohur i Erzenit, Justin Bespalla ka marrë drejtimin e ekipit në këtë fazë përgatitore, duke qenë numri një i pankinës.

Kujtojmë që për 45-vjeçarin ky është një rikthim, pasi ka qenë pjesë e Erzenit edhe kur këta të fundit ishin në Kategorinë e Dytë.

Megjithatë, Bespalla ka kohë deri më 24 gusht për të riorganizuar ekipin, datë kur nis kampionati.