Sot është një ditë e veçantë për Bekim Balajn. Ish-sulmuesi i Kombëtares feston ditëlindjen dhe ka mbushur plot 34 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë nuk mungojnë urimet. Një prej tyre vjen edhe nga Armand Duka.
Kreu i FSHF-së i ka uruar “Gëzuar ditëlindjen”.
Një ditëlindje e veçantë për shkodranin, i cili ditën e djeshme arriti të shënonte dopietë ndaj Tiranës për t’i dhënë fitoren në Klasiken e Shqipërisë skuadrës së Vllaznisë. Më mirë se kaq ky 34-vjetor nuk mund të ishte.
98