Skënderbeu ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim të kësaj merkatoje. Luquinhas është tashmë lojtari më i ri i korçarëve.
Lajmimn e ka bërë të ditur kluybi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur kontratën mes tyre dhe braziliani do të jetë një “armë” plus për Ernest Gjokën për pjesën e dytë të sezonit.
“Luquinhas zyrtarisht bardhekuq!
Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
27 vjeçari me një eksperiencë të pasur në Superligën Finlandeze, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore.
#forcaujqër”, shkruan klubi korçar.
Kujtojmë se Skënderbeu do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Partizanit, sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Duel ky që do të zhvillohet në “Arenën e Demave” në orën 17:00.