Pas disa sezonesh tek Tirana, ku se fundi ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te saj, Florian Pergjoni i ka dhene lamtumiren kesaj skuadre dhe nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga vete lojtari, por edhe nga ana e klubit.
Po cili do te jete destinacioni i ardhshem i mbrojtesit lezhjan? Gazeta meson se ne adrese te tij ka patur disa oferta nga skuadra te ndryshme te Superiores ku veçohen edhe ato te Egnatia dhe Elbasanit, por 28 vjeçari mesa duket ka bere tjeter zgjedhje.
Mbrojtesi i majte thuhet te kete arritur akordin dhe mbase edhe mund te kete firmosur me Teuten. Drejtuesit e rinj te kesaj te fundit po tentojne te ndertojne nje ekip te forte dhe per kete arsye po tentojne lojtare te spikatur te kampionatit shqiptar dhe jo vetem.
Siç kemi bere te ditur gjate dites se djeshme, shume prane Teutes eshte edhe nje tjeter ish- futbollist i Tiranes, pikerisht portieri Gentian Selmani. Ne kete menyre durrsaket po tentojne te forcohen, ndersa krejt e kunderta po ndodh me bardheblute.