Vllaznia do te luaje neser ne ora 17:00 ne “Elbasan Arena” ndaj skuadres vendase ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Kuptohet qe rezultati i perballjes se neserme mund te jete vendimtar per sfiden e pas dy javeve ne “Loro Boriçi” qe do te percaktoje edhe skuadren gjysmefinaliste te ketij çifti.
Po si do luaje neser ekipi shkodran? Trajneri Thomas Brdariç sot ne konferencen e shtypit te pragndeshjes ka thene se vetem Qato e Spahija jane te pamundur per te luajtur ne kete takim, por te tjeret do te jene te gatshem, megjithate nuk ka shpjeguar me teper nese do te kete rotacion ne formacion.
Si rrjedhoje, ka dilema ne te tre repartet perveç portes ku do te luaje Jukaj. Ne mbrojtje nderkohe te sigurte jane vetem Gurishta ne te djathte dhe Yago ne te majte. Ndersa per qendren nuk eshte e sigurte se si do te luhet. Rikthehet Bajrami dhe tashme mbetet per t’u pare nese dyshja e qendres do te jete e formuar prej tij dhe Stojanoviç, apo Krymi do te vazhdoje te luaje ne prapavije perkrah njerit prej ketyre te dyve.
Kjo dilema e Krymit mund te jete vendimtare edhe per qendren e mesfushes. Ka nje dileme se kush do te jete para mbrojtjes, ai apo Sala. Deliu pritet ta nise si titullar, por ka nje dileme per Kahrimanoviç nese do ta nise si titullar apo do te jete serish Mala qe do te formoje qendren e mesfushes.
Vendosja e Males ne mesfushe apo sulm, do te jete edhe nje pikepyetje se kush do te jete ne sulm perkrah Balajt dhe Dodajt. Nese Mala luan ne mesfushe, Çoba mund te formoje treshen e sulmit. Megjithate, keto dilema do te marrin pergjigje vetem neser para ndeshjes kur trajneri Brdariç te vendose dhe 11-shen titullare.(www.shkodrasport.com)