Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Vllaznisë për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 dhe që vë përballë 2 skuadra që janë të “dënuara”m për fitoren.
Kurbinasve në shtëpi nuk u lejohen hapat fals, aq më tepër që në stol do të debutojë Francesco Moriero. Timonieri italian do të luajë sfidën e parë zyrtare në krye të bardhezinjëve dhe do të tentojë fitoren në debutim.
Aktualisht Laçi mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh. Kurbinasit kanë siguruar 3 barazime dhe 5 humbje dhe ende nuk kanë siguruar fitoren e parë për këtë sezon./newsport/