Nga Gjergj KOLA

Tashme nuk ka me asnje dyshim: Franko Burraj eshte njeriu i rekordeve aktualisht ne atletiken shqiptare! Sot e theu serish ate te 400 metrave, madje ne nje aktivitet te rendesishem siç ishte ai i “European Team Championship – 3rd” ku vendosi kohen e re 45”87 dhe duke thyer ne kete menyre me 17 te qindtat rekordin e meparshem qe mbahej nga vete ai.

Pas perfundimit te gares, Franko eshte pare tejet i entuziasmuar dhe duke festuar si “i çmendur” per suksesin e rradhes. Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe i ka marre nje prononcim te shkurter mbremjen e sotme ne lidhje me kete sukses te rradhes per te cilin eshte shprehur:

“Kemi vite qe punojme bashke me profesor Brunon me qellimin e vetem per ta ulur rekordin e gares se 400 metrave nen 46 sekonda dhe me ne fund ia arrita. Besoj se erdhi ne momentin e duhur dhe kuptohet qe edhe festa e gezimit ka qene e ligjshme sepse na u shperblye nje pune e gjate dhe e lodhshme qe kemi bere. Ka qene nje ndjesi e veçante per mua kur pashe tabelen elektronike me rezultatin rekord dhe pastaj kuptohet qe kam festuar shume”.

I pyetur nese tashme synimi i tij i ardhshem eshte per ta ulur kete kohe nen 45 sekonda, Burraj pergjigjet: “Do te jete shume e veshtire por njekohesisht eshte heret per t’u fokosuar per 45 sekonda. Kemi gara te rëndësishme perpara dhe pas mbarimit te ketij sezonit duhet te ulemi dhe te shohim mundesine per t’u stervitur jashte vendit, per te permisuar serish rekordin e 400 metrave”.

Megjithate atleti i Vllaznise para se te shkoje aq larg, per momentin eshte i fokusuar ne nje tjeter drejtim e kete e shpreh duke thene: “Per momentin dua te mendoj vetem per garen e neserme ketu ne Slloveni ku do te synoj te thyej edhe rekordin kombetar te gares se 200 metrave dhe nese do te ndodhe, do te ishte nje mrekulli”.(www.shkodrasport.com)