Nga Endri ÇINARI

Merkato verore tashmë ka përfunduar dhe ekipet në mbarë Europën kanë bërë lëvizjet e tyre. Përjashtim nuk bëjnë as skuadrat e Superiores, me afrimet e largimet të futbollistëve të ndryshëm. Lojtarët e afruar në këtë verë kanë ndryshuar edhe balancat e më të shtrenjtëve në elitën e futbollit tonë.

Kështu pas përditësimeve të fundit, Laçi ka lojtari më të shtrenjtë të kampionatit. Fjala është për Enriko Papen, i afruar tek kurbinasit pak ditë para përfundimit të merkatos. Mesfushori është i vlerësuar në tregun e shit-blerjeve me shifrën e 600 mijë eurove. Pas tij vjen Rrapaj i Partizanit, i cili si Papa kap shifrën e 600 mijë eurove në merkato.

Surprizë mund të cilësohet mbrojtësi Azemoviç i AF Elbasanit. Shtatlarti është lojtari i tretë më i shtrenjtë në Superligë me 500 mijë euro. Pas tij vijnë Hadroj i Partizanit me 400 mijë euro dhe Zejnullai i Egnatias me 375 mijë euro vlerë. Të cilët mbyllin 5-sshen e futbollistëve më të shtrenjtë në kampionatin tonë. Për të parë një futbollist të Vllaznisë duhet të shkojmë në vendin e 6-të, me Alivodën që ka një vlerë prej 350 mijë eurosh.

Në të njëjtën shifër me mesfushorin vlerësohen edhe Bintsouka, Xhemajli dhe Rashica. Përsa i përket futbollistëve të Vllaznisë pas Alivodës vjen Gruda me vlerën e 300 mijë eurove. Ndërsa treshen e futbollistëve më të shtrenjtë tek kuqeblutë e mbyllin Qarri, Krymi, Deliu dhe Kahrimanoviç. Të gjithë këta lojtarë që kapin shifrën e 250 mijë eurove në merkato./www.shkodrasport.com/