Victor Osimhen është pritur dhe përshëndetur nga mijëra tifozë të Galatasarayt në Stamboll pas orës 3 të mëngjesit së sotëm (e martë), teksa ai përfundon huazimin e tij nga Napoli, me një sërë klauzolash.
Marrëveshja mes klubeve u bë brenda disa orësh pasi u mbyll afati kalimtari transferimeve në shumicën e tregjeve evropiane dhe ai ishte lënë jashtë skuadrës së Napolit.
Prandaj ai u lejua të largohej në huazim për një sezon falas, për sa kohë që Galatasaray arrinte ta mbulonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh.Megjithatë, gazeta turke Fanatik raporton se ekipi turk në fakt do të paguajë 8.8 milionë euro paga.
Lojtari 25-vjeçar i Nigerisë këmbënguli gjithashtu për një klauzolë ‘pushimi të huazimit’ në janar për 10 klube të veçanta evropiane, ndërsa raportohet se Napoli ka rënë dakord të ulë klauzolën e lirimit nga 130 në 80 milionë euro nëse nuk e përfundojnë një shitje deri në qershor të 2025.
Meqenëse kontrata e tij aktuale zgjat deri në qershor 2026, do të ketë gjithashtu një zgjatje automatike deri në qershor 2027 me të njëjtën pagë te Napoli.Osimhen fillimisht ishte menduar të mbërrinte rreth orës 00:30 me orën lokale, por përfundoi afër orës 03:30.
Ai u ble nga Lille në shtator të vitit 2020 për 79 milionë euro, duke shënuar 76 gola me 18 asistime në 133 ndeshje për Napolin.Testet e tij mjekësore do të kryhen sot (e martë) në mëngjes, në kohë që ai të regjistrohet në skuadrën e Galatasarayt për ndeshjet e Ligës së Evropës.
Siç është traditë, Galatasaray njoftoi se kanë ‘filluar negociatat’ me Napolin për Osimhen, një hap që në përgjithësi e marrin vetëm kur një marrëveshje është bërë praktikisht. /Telegrafi/