Atleti shkodran Gëzim Dimnaku ndonëse në moshën 42 vjeç vazhdon sportin në Kanada. Madje ditët e fundit, ai ka arritur një rezultat të lartë duke thyer rekordin kombëtar të këtij vendi në garën e kërcimit trehapësh. Pikërisht ka qenë kampionati kombëtar I Kanadasë për moshën mbi 40 vjeç ku Dimnaku ka kërcyer 14 metra dhe 11 centimetra, rekord ky që nuk ishte thyer prej 10 vitesh dhe mbahej nga kanadezi Peter Lord me distancën 13 metra e 78 centimetra. Me këtë rezultat ai kryeson listën e sportistëve të kësaj moshe në botë sepse distanca e arritur është vërtetë e lartë.

Në fakt, ky rezultat I lartë nuk është një risi për këtë sportist shkodran. Ai ka vite që jeton në këtë shtet të largët dhe duke patur pasaportë kanadeze, para 2 muajsh ka përfaqësuar këtëq vend në Kampionatin Botëror të veteranëve që është zhvilluar në Budapest të Hungarisë dhe ka zënë vendin e tretë duke marrë medalje bronzi  në garën e kërcimit së gjati. Këto rezultate janë vetëm vazhdimi I karrierës së suksesshme të këtij sporti. Para se ai të largohej para 8 vitesh drejt Kanadasë për të jetuar atje, ka qenë një nga sportistët më të mirë të Shqipërisë për vite e vite me rradhë. Ai ka qenë kampion për shumë vjet dhe po ashtu edhe rekordmen në të dy disiplinat e kërcimeve, atë të kërcimit së gjati dhe trehapësh. Në këtë mënyrë, shkodranët duhet të krenohen sërish me një sportist të saj I cili përvçse këtu, po thotë fjalën e tij dhe po arrin rezultate të larta edhe në Kanadanë e largët.

 

Gjergj KOLA

Gezim Dimnaku gjate gares ne Kanada ku theu rekordin kombetar te ketij vendi.