Gjatë ditës së sotme ka patur shumë komente dhe aludime në lidhje me procesin e bisedimeve në mes kompanisë zviceriane “Gea Sport” dhe klubit të futbollit Vllaznia. Ashtu siç kemi bërë të ditur, procesi ka qenë në fazën e studimit të ofertës së tyre dhe shikimit të firmosjes së kontratës mes palëve. Ashtu si dhe për “Gea Sport”, Vllaznia ka nisur bisedimet me ish- presidentin Valter Fushaj ashtu siç mund të ketë bisedime edhe më të tjerë biznesmenë. Por në këto momente, një deklaratë e drejtuesve të kompanisë zviceriane në lidhje me ndërhyrjen e drejtorit sportiv Armir Grima për prishjen e këtij bashkëpunimi, ka shkaktuar reagimin e këtij të fundit i cili ka bërë publike edhe deklaratën e mëposhtme e cila u shpërndahet edhe mediave:

Deklaratë

Më duhet të sqaroj opinionin sportiv shkodran dhe më gjerë për disa të pavërteta që janë thënë në lidhje me personin tim në lidhje me procesin që po zhvillon Bashkia Shkodër për
gjetjen e një presidenti të ri për Vllazninë. Ato çfarë mund të shkruajnë apo të flasin përfaqësuesit e firmës zviceriane “Gea Sport” janë vërtetë të turpshme.
Asnjë person i afërt me mua apo familjar i imi nuk ka patur dhe nuk ka asnjë interes për të marrë Vllazninë, për këtë duhet të jenë të qetë të gjithë. Sa i takon fjalëve të tjera që qarkullojnë se kryetari i Bashkisë z. Luka merr urdhëra nga Grima për këtë çështje, kjo as nuk duhet çuar ndër mend sepse jam unë ai që merr urdhëra nga z. Luka si vartës i tij.
Nëse kompania zviceriane ka dëshirë të marrë Vllazninë, këtë duhet ta bëjë me projekte serioze dhe jo me mashtrime siç ka ndodhur edhe me klubin e mëparshëm ku deshi të investonte por nuk e bëri një gjë të tillë ashtu si.Sa i takon shpifjeve të përfaqësuesve të kompanisë zviceriane “Gea Sport” do të bëj gati një padi në Prokurori për prishje të imazhit tim duke trilluar gjëra të pavërteta.

Me respekt Armir GRIMA