India ka vendosur të rikthejë në përfaqësuese Sunil Chetri. Lojtari legjendar për vendin e tij është në moshën 40-vjeçari.

Kështu bëhet futbollisti aktiv me më shumë gola për një përfaqësuese, pas Ronaldos dhe Mesit. Chetri ka shënuar 94 gola në 151 paraqitje.

Sulmuesi në fjalë u tërhoq në majin e kaluar, por paraqitjet e këtij sezoni kanë bërë që ta pranojë ftesën e marrë.

15 herë ka shënuar në 28 paraqitje të këtij sezoni Chestri, i cili po udhëheq skuadrën e Bengaluru në Indi.