Barcelona ka fituar 2-1 përballë Athletic Bilbao. Fitorja e dytë radhazi me të njëjtin rezultatin për Hansi Flick në krye të katalanasve.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Yamal. Më pas Bilbao barazoi me penallti në pjesën e parë ku ishte Sancet që dërgoi topin në rrjetë.

Për të vendosur takimin, njëjtë si ndaj Valencias, kishte menduar Leëandoëski. Ishte minuta e 75-të, kur lojtari polak dyfishoi shifrat.

Ra në sy se sërish Flick e nisi me tre lojtarë 17-vjeçarë te Barcelona. Ishin pikërisht Cubarsi, Bernal dhe Yamal që luajtën nga minuta e parë.