Engjëll Hoti ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi. Ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës në elitën e futbollit shqiptar, shënoi golin e vetëm në pjesën e parë me skuadrën e Umranijespor, që i mbylli 45 minutat e para me avantazhin 0-1 ndaj Ankaragucu.
Ky ishte goli i parë i Hotit me fanellën e skuadrës turke, teksa në ndeshjen e parë u bë protagonist me asist.
Duket Hoti po përshtatet mjaft mirë me skuadrën turke në ligën e dytë, pas transferimit në merkaton e verës.
Kujtojmë se mesfushori në Shqipëri u shpall dy herë kampion rresht, fillimisht me Tiranën dhe më pas te Partizani.