Sikur te mos mjaftonin qe Laçi ka organiken e lojtareve ne kete fillim- sezoni, nje tjeter problem me shume shtohet per trajnerin Armando Cungu. Behet fjale per mesfushorin Mario Barjamaj i cili qe nga dita e djeshme eshte ne kerkim policor per nje sherr te ndodhur ne Tirane.

Bajramaj 25 vjeç, është përfshirë në sherrin e dhunshëm mes grupit të të ‘fortëve’ në Tiranë, pas një aksidenti që pësuan dy vajza me makina luksoze. Barjamaj është shpallur në kërkim. Ai luajti të hënën në fushë në përballjen Laçi – Tirana në javën e parë të Superligës.

Nje gje e tille behet e ditur permes komunikates se policise ne te cilen thuhet:

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Fatjon Dauti, 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve Adem Noreci, 29 vjeç, banues në Tiranë, Mario Barjamaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi Fatjon Dauti, me shtetasin Adem Noreci, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit Mario Barjamaj, dhe Isuf Lika.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve Fatjon Dauti dhe Adem Noreci. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit Fatjon Dauti, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë.