Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e mesfushorit Ilkay Gundogan, i cili në sezonin e fundit luajti te Barcelona.Pas vetëm një sezoni në Camp Nou, Gundogan ka vendosur të rikthehet në Etihad Stadium, aty ku fitoi çdo trofe me Cityn.
Është vet faqja zyrtare e kampionit anglez që ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Gundogan, i cili arriti marrëveshje personale para disa ditësh.
“Manchester City ka përfunduar një marrëveshje për të ri-nënshkruar Ilkay Gundogan nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim.
Transferimi i Gundogan nuk i ka kushtuar asnjë cent Cityt, pasi vjen si lojtar i lirë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numër 19.
Ndryshe, gjatë periudhës së tij të parë të jashtëzakonshme në klub, gjermani fitoi pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve.
Ai me fanellën e “Qytetarëve” ka bërë 304 paraqitje, duke shënuar 60 gola dhe duke dhuruar 38 asistime. /Telegrafi/